Atmosfera në sheshin e Prishtinës është rënduar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Qytetarët që po ndiqnin drejtpërdrejt seancën e Gjykatës Speciale në ekranin e vendosur në shesh, kanë reaguar me shqetësim pas njoftimit për dënimin e krerëve të UÇK-së në Hagë. Disa prej tyre janë parë duke kapur kokën, ndërsa të tjerë shfaqen të mërzitur pas vendimit të Gjykatës. Kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith, shpalli aktgjykimin dënues ndaj Thaçit në rastin që lidhet me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Gjykimi ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ishte planifikuar të shpallej më 16 shtator 2026. Pala mbrojtëse ka të drejtë ta apelojë vendimin në instancat përkatëse të Gjykatës Speciale. The post Atmosferë e rënduar në Prishtinë pas vendimit të Hagës, një qytetar shpërthen në lot appeared first on Gazeta Express .