Kanadaja shqyrton statusin e “anëtarit të asociuar” në BE, mes tensioneve me SHBA-në
Kanadaja po shqyrton një afrim të paprecedentë me Bashkimin Evropian, përfshirë mundësinë e krijimit të një statusi të ri si “anëtar i asociuar”, ndërsa marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë përkeqësuar ndjeshëm. Kryeministri kanadez Mark Carney po shqyrton mundësinë e forcimit të lidhjeve me Bashkimin Evropian, përfshirë krijimin e një statusi të veçantë “anëtari të asociuar” për Kanadanë, raporton The Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë evropianë dhe kanadezë. Një status i tillë aktualisht nuk ekziston në strukturën e BE-së, por sipas raportit, Brukseli mund të jetë i gatshëm të shqyrtojë krijimin e marrëveshjeve të veçanta që do t’i jepnin Kanadasë një lidhje shumë më të ngushtë me bllokun, pa kërkuar anëtarësim të plotë. Lajmi vjen përpara fjalimit që Carney pritet të mbajë të enjten në Parlamentin Evropian në Strasburg, ku pritet të paraqesë vizionin e tij për marrëdhëniet Kanada–BE në një periudhë të karakterizuar nga tensione të mëdha gjeopolitike. Ottawa ndodhet aktualisht në një luftë tregtare historike me Shtetet e Bashkuara, ku tarifat e larta dhe tensionet politike kanë rënduar marrëdhëniet mes dy vendeve, transmeton Telegrafi. Në këtë situatë, Kanadaja dhe BE-j
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.