Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane, Daniel Lawton, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj integritetit territorial dhe interesave të Kosovës, derisa ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është jetik për Ballkanin Perëndimor. Gjatë adresimit të tij para Nënkomisionit për Evropën të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Lawton tha se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor mbetet një prej prioriteteve të politikës amerikane në rajon. “SHBA-të kërkojnë një Ballkan Perëndimor me paqe dhe me prosperitet. Ne po ndjekim marrëdhëniet pozitive me aktorët në rajon për të ruajtur stabilitetin, për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik dhe për të kundërshtuar dhe luftuar kërcënimet për SHBA-të”, tha ai. Lawton tha se SHBA-të mbeten të zotuara në sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe të Kosovës. “SHBA mbetet e përkushtuar për integritetin territorial dhe interesat e Kosovës. SHBA mbështet njohjen ndërkombëtare të Kosovës, duke përfshirë edhe katër vendet që janë anëtare të NATO-s që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Fatkeqësisht kjo agjendë është dë