Aran Murphy, djali 19-vjeçar i aktorit të njohur Cillian Murphy, është bërë viral në rrjetet sociale pas një interviste në tapetin e kuq, ku fansat mbetën të mahnitur nga ngjashmëria e tij me të atin. Aran ishte i pranishëm në premierën e serialit të ri të HBO-së, “Youth”, ku foli për karrierën e tij si aktor. Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte ngjashmëria e madhe me Cillian Murphy, jo vetëm në pamje, por edhe në mimikë, mënyrën e të folurit, gjestikulacion dhe gjuhën e trupit. its insane just how similar they are 😭 https://t.co/EuAxmrgGIT — Kitty00 (@kittyatdawn) September 12, 2026 Videoja e intervistës u përhap në X, TikTok, Instagram dhe Reddit, ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale e cilësuan Aranin si një version më të ri të aktorit të “Oppenheimer”. Komentet varionin nga “Ngjashmëria është e pabesueshme” deri te batutat se “nuk nevojitet test ADN-je”. Ndërkohë, Aran po ndërton gradualisht karrierën e tij në aktrim. Përveç “Youth”, ku luan djalin e personazhit kryesor, ai është pjesë edhe e dramës ligjore të HBO-së, “War”, ku interpretojnë Dominic West dhe Sienna Miller. @kittyatdawn https://t.co/XKHlRInQh8 — ben (@demisecboy) September 12, 2026 Pavarësisht kr