Kushëriri i Thaçit: E rrejta nënën e Hashimit, i thashë se masnesër ka me ardhë me të kap për qafe
Milazim Thaçi, kushëri i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka rrëfyer për “Debat Plus” një bisedë që kishte pasur me nënën e Thaçit, para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ai ka thënë se dy ditë para aktgjykimit kishte vizituar nënën e Hashim Thaçit dhe, me shpresën se djali i saj do të lirohej, i kishte thënë se Hashimi do të kthehej masnesër. “Pardje kam qenë te nëna e Thaçit. Bile unë e rrejta, i thashë: ‘Masnesër ka me ardh me të kap për qafe Hashimi’, e nuk më doli ashtu, e rrejta”, ka deklaruar Milazim Thaçi. Ai ka thënë se nëna e Hashim Thaçit është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe se pas aktgjykimit nuk kishte pasur forcë ta vizitonte. “Ajo është sëmurë shumë e sot nuk kam qenë hiç, se jam mërzit vetë unë e krejt familja, krejt mahalla, krejt Kosova”, ka thënë ai. Milazim Thaçi ka treguar edhe fjalët që, sipas tij, nëna e Hashim Thaçit i kishte thënë gjatë vizitës. “Ajo tha: ‘Të lumtë goja, ishalla na vjen sa më shpejt, jo vetëm djali i saj, po krejt ata që janë aty’”, ka rrëfyer ai. Kushëriri i Thaçit e ka cilësuar aktgjykimin si një padrejtësi të madhe, duke përmendur edhe përvojën e tij në Hagë në vitin 2002, gjatë procesit ndaj Slobodan Millosheviq.
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.