Reali po synon që ta mposhtë Barcelonën, në garën për nënshkrimin e yllit të ri të Unitedit
Real Madridi tashmë ka treguar shumë ambicie në merkato këtë verë, duke transferuar një numër të madh lojtarësh të rinj për ta përforcuar skuadrën. Por pas një eksodi masiv nga ekipi rezervë, Real Madridi po kërkon ta përforcojë sektorin e të rinjve, me klubin që tashmë e ka identifikuar JJ Gabrielin si një objektiv kryesor. Sulmuesi 15-vjeçar ka lënë përshtypje të mëdha gjatë kohës së tij në akademinë e Manchester Unitedit dhe po ndiqet nga disa klube në të gjithë Evropën. Mes klubeve të interesuara për transferimin e Gabrielit është edhe Barcelona, rivali më i madh i Real Madridit. Sipas “Daily Mail”, Real Madridi është i vendosur ta mposhtë Barcelonën në garën për transferimin e Gabrielit dhe po përgatit një lëvizje për 15-vjeçarin. Sulmuesi i ri ka dorëzuar një kërkesë për transferim te Manchester Unitedi, pas prishjes së marrëdhënieve mes tij dhe klubit. Barcelona fillimisht shpresonte ta siguronte transferimin e Gabrielit, por Real Madridi tani po duket gjithnjë e më i bindur se mund ta rrëmbejë marrëveshjen. Skuadra e José Mourinhos, në fakt, shihet si një kërcënim serioz sa i përket garës për Gabrielin. Përveç faktit që Gabrieli ka dorëzuar kërkesë për transferim, Real Madr
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.