Regjisori i njohur kilian Patricio Guzmán, autor i disa prej dokumentarëve më të rëndësishëm mbi historinë politike të Kilit, ka vdekur në moshën 85-vjeçare. Sipas medias kiliane “Emol”, Guzmán ndërroi jetë të martën në Paris, pas një arresti kardiorespirator. Ai fitoi njohje ndërkombëtare për dokumentarët e tij të fuqishëm dhe poetikë, të cilët trajtuan pasojat e grushtit të shtetit të Augusto Pinochetit dhe traumën politike e shoqërore që la regjimi diktatorial në Kili. Një karrierë e formësuar nga historia e Kilit Tema qendrore e veprës së Guzmán ishte grushti i shtetit i vitit 1973 kundër presidentit të zgjedhur Salvador Allende dhe dhuna që pasoi ardhjen në pushtet të Pinochetit. Në një intervistë për “The Guardian”, ai kishte pranuar se kjo periudhë e kishte shënjuar përgjithmonë si artist. “Jam një regjisor që jam formësuar shumë nga mënyrat e diktatorit. Kjo ka mbetur me mua përgjithmonë. Nuk mund ta lë pas”, kishte deklaruar Guzmán. Megjithatë, ai nuk e konsideronte veten një regjisor aktivist në kuptimin tradicional. “Nuk jam sociolog. As politikan. Bëj filma metaforikë dhe poetikë; realitetin e interpretoj përmes mënyrës sime personale të të parit”, kishte thënë ai. Nga