Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ka filluar procesi i lirimit të pronës komunale në rrugën “Bajram Bahtiri”, në kuadër të përgatitjeve për realizimin e një projekti infrastrukturor në këtë zonë. Sipas njoftimit, procesi po realizohet në bashkërendim ndërmjet Drejtorisë së Pronës dhe Drejtorisë së Inspekcionit. “Ka filluar procesi i lirimit të pronës komunale në rrugën ‘Bajram Bahtiri’, në bashkërendim ndërmjet Drejtorisë së Pronës dhe Drejtorisë së Inspekcionit, me qëllim mundësimin e realizimit të projektit infrastrukturor në këtë zonë”, thuhet në njoftim. Komuna ka bërë të ditur se i gjithë procesi po zhvillohet në përputhje me vendimet e Drejtorisë së Pronës dhe legjislacionin në fuqi. “Procesi po zhvillohet në përputhje me vendimet e Drejtorisë së Pronës dhe legjislacionin në fuqi, duke siguruar mbrojtjen e pronës komunale dhe krijimin e kushteve për zbatimin e projekteve zhvillimore në interes të qytetarëve”, theksohet më tej në reagim. / Telegrafi /