“Pastrimi”: Rrezikohet projekti 74 milionë euro për menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë
KRM “Pastrimi” ka paralajmëruar se projekti strategjik në vlerë prej rreth 74 milionë eurosh për menaxhimin e mbeturinave në Rajonin e Prishtinës rrezikon të mos realizohet, pasi sipas ndërmarrjes, Ministria e Financave nuk ka proceduar me nënshkrimin e marrëveshjeve të financimit me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW). Në një njoftim për media, KRM “Pastrimi” ka bërë të ditur se ka pranuar informacion zyrtar për mosvazhdimin e procedurave për fillimin e grantit dhe vazhdimin e projektit. Sipas ndërmarrjes, projekti financohet përmes Bashkimit Evropian dhe KfW-së dhe synon të ofrojë një zgjidhje afatgjatë për menaxhimin modern të mbeturinave. Projekti prek drejtpërdrejt gjashtë komuna dhe mbi 500 mijë qytetarë e biznese, të cilëve KRM “Pastrimi” u ofron shërbime për grumbullimin e mbeturinave. Ndërmarrja thotë se gjatë viteve të fundit ka punuar në përmirësimin e menaxhimit financiar dhe operativ, si dhe në ngritjen e besueshmërisë institucionale, duke kaluar nga një situatë me bilanc negativ në bilanc pozitiv operativ. KRM “Pastrimi” ka theksuar se rreth 24.1 milionë euro nga vlera totale e projektit janë të zotuara prej më shumë se dy vitesh, duke nënvizuar se bëhet fjalë për një
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.