Demokracia jonë pa hardware dhe software?!
Shkruan: BEN ANDONI Leksiku, përcaktimet dhe dallimet që derdhen sot për demokracinë nuk kanë fund. E përdor protestuesi i zakonshëm i Flamingove, e përdor administrata e Ramës, e përdorin rëndom politikanët, e përdor vetë kryeministri dhe z.Berisha dhe gjithë shpura e tyre. Por kur mendon se për demokracinë flitej rëndom edhe në socializëm, atëherë njeriu ndalet pakëz. Fjalën Demokraci e përdorte dikur shpesh edhe vetë lideri komunist Enver Hoxha. Gjithsesi, në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore (L2B), kur po frynte një fllad paqësie pas katrahurës së përbotshme, falë edhe shkollave të ndryshme të studimeve politike, perceptimet dhe interpretimet për demokracinë si rend qeverisës u shtuan shumë. Sot, ka kaq inflacion për këtë fjalë, saqë demokraci etiketojnë veten dhe shumë rende shtetërore që nuk lidhen me të. Në rastin e vendit tonë, tashmë “Protesta e Flamingove” e ka sjellë si alternativë brenda sloganit të “Shqipërisë së Re”, ku njerëzit besojnë se mjafton largimi i Ramës që ka qeverisur në katër mandate (tashmë gati duke e personalizuar shtetin me pushtetin e tij), si edhe vendosja e tij dhe Berishës në burg dhe, gjërat të ndryshojnë. Shqipëria mund të bëhet vërtetë dem
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.