Befason Carroll me rrëfimin për legjendën e Anglisë: Dhoma e tij ishte plot me birra, verë e cigare
Andy Carroll ka zbuluar disa detaje befasuese nga periudha kur ishte pjesë e përfaqësueses së Anglisë, duke rrëfyer se si Wayne Rooney e kalonte kohën e lirë gjatë grumbullimeve të “Tre Luanëve” nën drejtimin e Fabio Capellos. Ish-sulmuesi anglez e ka përfshirë këtë episod në autobiografinë e tij, ku përshkruan një anë më pak të njohur të ish-yllit të Manchester United dhe një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Anglisë në atë periudhë. Sipas Carroll, Rooney e kalonte një pjesë të kohës në dhomën e hotelit duke konsumuar alkool dhe cigare, ndërsa shikonte televizor. “Kur ishim në grumbullim nën urdhrat e Fabio Capellos, e gjeja të shtrirë në dhomën e tij duke pirë duhan dhe alkool, ndërsa shikonte televizor”, ka shkruar Carroll në autobiografinë e tij. “Rreth tij kishte paketa cigaresh, kuti birrash dhe shishe vere. Të gjitha këto i dorëzoheshin në dhomë nga drejtori i hotelit”. “Kjo ishte mënyra e tij për të thyer monotoninë. Ai preferonte të konsumonte pak pije alkoolike sesa të kalonte kohën duke vështruar muret e dhomës së tij”, ka rrëfyer ish-sulmuesi anglez. Rooney ishte një prej figurave kryesore të Anglisë gjatë asaj periudhe dhe kishte një rol të rëndësishëm edhe te Ma
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.