Përplasja me policinë para kuvendit, dalin pamjet e arrestimit të Dritan Goxhaj
Dritan Goxhaj ndërkohë që ishte i shoqëruar nga policia gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit ka folur duke thënë se “këta janë provokatorët e Ramës”. I pyetur nga gazetarët për arsyen e shoqërimit, Goxhaj, ndërsa ndodhej me pranga dhe i shoqëruar nga dy efektivë policie, deklaroi: “Për arsye se i thosha protestuesve ‘jo me policinë’. Këta janë provokatorët e Ramës.” Shoqërimi i tij ndodhi gjatë tensioneve të krijuara jashtë Parlamentit, ku u regjistruan përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Pas shoqërimit të Goxhajt dhe një personi tjetër, protestuesit kanë marshuar drejt drejtorisë së Policisë Tiranë për të kërkuar lirimin e tyre. https://youtube.com/shorts/wMPOMlvWxzk?si=BNEK_fa4lao0LCFp https://youtu.be/s0kYCELbD0E?si=CzPUwLlvO5SkQrMP The post Përplasja me policinë para kuvendit, dalin pamjet e arrestimit të Dritan Goxhaj appeared first on Gazeta Express .
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.