Bebe Rexha ka treguar së fundmi historinë pas njërës prej këngëve më të komentuara të albumit të saj të ri, “Dirty Blonde”. Në një intervistë për revistën PAPER , artistja shqiptare me famë ndërkombëtare foli për këngën “New Religion”, e cila është ndërtuar mbi një sample nga hiti legjendar i viteve ’90, “Insomnia” i grupit britanik Faithless. Dhe siç duket, marrja e lejes për ta përdorur këtë pjesë ikonike nuk ishte aspak proces i thjeshtë, sepse industria muzikore, natyrisht, e ka talent ta kthejë edhe një ide të mirë në maratonë burokratike. Bebe tregoi se iu desh “shumë, shumë kohë” për ta marrë aprovimin për sample-in, duke pranuar se në një moment nuk ishte e sigurt nëse do të lejohej ta përdorte fare. Ajo tha se gjatë këtij procesi kishte folur me Rollo dhe Sister Bliss, dy nga figurat kyçe të Faithless, madje kishte shkuar edhe në brunch me Sister Bliss për ta njohur më nga afër. “Kam folur me Rollo-n, kam folur me Sister Bliss. Kam ngrënë brunch me Sister Bliss. E njoha. Ajo është shumë cool, shumë e mençur”, tregoi Bebe për PAPER, duke shtuar se ndihet me fat që Faithless ia lejoi përdorimin e sample-it. - YouTube youtu.be “Insomnia” konsiderohet një prej këngëve më të nj