Man Utd interesohet për Kalulun, Juventusi ia vendos çmimin
Manchester United po monitoron nga afër mbrojtësin e Juventusit, Pierre Kalulu, teksa interesimi për francezin po rritet edhe nga klubet tjera të Premierligës. Sipas Ekrem Konur, “Djajtë e Kuq” kanë dërguar skautë në Itali në disa raste për ta vëzhguar 26-vjeçarin. Në garë për Kalulunë janë edhe Tottenham Hotspur dhe Aston Villa, ndërsa Liverpooli ka shfaqur interesim për të prej një kohe të gjatë. Juventusi nuk dëshiron ta shesë mbrojtësin, por një ofertë në vlerën e 45-50 milionë eurove mund të krijojë bazën për negociata mes palëve. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë ofertë zyrtare për Kalulunë, por situata mund të ndryshojë nëse klubet angleze vendosin të konkretizojnë interesimin e tyre. The post Man Utd interesohet për Kalulun, Juventusi ia vendos çmimin appeared first on Gazeta Express .
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.