Brighton & Hove Albion ka shkruar një tjetër faqe në historinë e Ligës Premier. Pas fitores së thellë 5-0 ndaj Coventry Cityt të drejtuar nga Frank Lampard, “Seagulls” kanë vendosur një rekord të veçantë në elitën e futbollit anglez. Brighton u bë skuadra e parë në historinë e Ligës Premier që aktivizoi futbollistë nga 15 kombësi të ndryshme në një ndeshje të vetme. Trajneri gjerman Fabian Hürzeler e nisi takimin me një formacion titullar që përfaqësonte 11 kombësi të ndryshme. Në portë ishte holandezi Bart Verbruggen, ndërsa mbrojtja përbëhej nga turku Ferdi Kadioglu, kroati Luka Vuskovic, anglezi Lewis Dunk dhe francezi Olivier Boscagli. Në mesfushë startuan gjermani Pascal Gross dhe suedezi Yasin Ayari, ndërsa në repartin ofensiv ishin paraguajani Diego Gómez, lojtari nga Bregu i Fildishtë Malick Yalcouyé, belgu Maxim De Cuyper dhe greku Charalampos Kostoulas. Chema Andrés i bashkohet “Kullës së Babelit” Diversiteti i Brightonit u zgjerua edhe më shumë gjatë pjesës së dytë. Në fushë u aktivizuan edhe spanjolli Chema Andrés, ganezi Ibrahim Osman, portugezi Costinha dhe danezi Matt O'Riley. Në këtë mënyrë, Brighton arriti shifrën prej 15 kombësish të ndryshme të aktivizuara gjatë