Lionel Messi ka shënuar qindra gola gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, por pothuajse pas secilit prej tyre ai përsërit të njëjtin festim: ngre të dy gishtat tregues drejt qiellit. Në Kupën e Botës 2026, kapiteni i Argjentinës e bëri të njëjtin gjest pas het-trikut ndaj Algjerisë, dygolëshit kundër Austrisë dhe golit të realizuar ndaj Jordanisë. Për shumë tifozë ky është një festim i zakonshëm, por në të vërtetë ai fsheh një histori shumë emocionale. Messi ia dedikon pothuajse çdo gol dhe çdo sukses gjyshes së tij, Celia Olivera Cuccittini, gruas që besoi e para tek ai dhe që i hapi rrugën drejt futbollit. Gruaja që ndryshoi përgjithmonë fatin e Messit Historia kthehet në vitin 1992, Messi ishte vetëm pesë vjeç kur shkoi me gjyshen e tij për të parë ndeshjen e vëllait të madh, Matias, te skuadra Grandoli. Trajneri Salvador Ricardo Aparicio kishte nevojë për edhe një lojtar për të plotësuar ekipin në një ndeshje 7 kundër 7. Pikërisht atëherë Celia i kërkoi trajnerit të aktivizonte Leon. "Fute të luajë", i tha ajo ndërsa trajneri hezitoi, duke argumentuar se djali ishte shumë i vogël dhe mund të lëndohej, por gjyshja nuk u dorëzua. "Thjesht fute në lojë", insistoi ajo. Pas dis