Kurti lajmërohet nga Greqia, tregon çka foli në një panel në Simpoziumin SYMI
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është lajmëruar nga Greqia, ku po merr pjesë në edicionin e 28-të të Simpoziumit SYMI, i cili këtë vit po zhvillohet me temën “Zemërimi i Akilit dhe paralajmërimi i Kasandrës – Fuqizimi i demokracisë dhe zbutja e pushtetit”. Kurti tha përmes një postimi në Facebook se në këtë ngjarje po marrin pjesë diplomatë, aktivistë progresistë, zyrtarë shtetesh, akademikë, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe studiues të instituteve kërkimore, të cilët po diskutojnë për zhvillimet aktuale gjeopolitike globale. "Diplomatë të shquar e aktivistë progresistë, zyrtarë shtetesh e akademikë intelektualë, drejtues të organizatave ndërkombëtare e studiues të instituteve kërkimore, diskutojnë së bashku sipas modelit Chatham House Rule për tema të ndryshme të aktualitetit (gjeo)politik global, nga paqja e siguria teksa forcohet mulipolariteti dhe dobësohet multilateralizmi te sulmet e shtuara mbi demokracinë dhe të drejtat e njeriut, nga krizat e shumëfishta e luftërat e reja pa përfunduar të vjetrat te pritjet dhe efektet e inteligjencës artificiale", shkroi ai. Kurti tha se vetë mori pjesë në panelin “Demokracitë në vijën e parë të frontit – Ballkani
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.