Kurti premton sërish përfundimin e Autostradës së Gjilanit
Albin Kurti, të dielën sërish e premtoi përfundimin e Autostradës së Gjilanit. Ai këtë e bëri gjatë prezantimit të ekspozesë në seancën ku u votua për herë të katërt si Kryeministër i Kosovës. “Do të përfundojmë autostradën e Gjilanit deri te Dheu i Bardhë dhe lidhjen me korridorin 1”, tha Kurti para votimit të qeverisë së re. Kujtojmë se në vitin 2023-në, Kurti kishte thënë se Autostrada e Gjilanit po bëhet. “Prishtina po lidhet me Gjilanin me autostradë. Pra, Autostrada Prishtinë-Gjilan po bëhet. Ajo hapet këtë vit. Urime!“, kishte shkruar Kurti në një postim në Facebook më 21 korrik 2023. The post Kurti premton sërish përfundimin e Autostradës së Gjilanit appeared first on Gazeta Express .
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.