Gjini: 27 dhjetori u arrit si afat, tani le të shihet kush i frikësohet zgjedhjeve
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka reaguar lidhur me zhvillimet politike dhe mundësinë e shkuarjes në zgjedhje. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjini ka thënë se tashmë ka nisur afati për zgjedhjen e presidentit, ndërsa ka theksuar se pas përfundimit të këtij afati mund të hapet rruga për zgjedhje. “Ju kemi thënë, po e ndjekin datën 27 dhjetor. Prej sot, 60 ditë afat për zgjedhje të presidentit, plus deri në 45 ditë zgjedhjet. Tash e ka 27 dhjetorin që e ka kërkuar”, ka shkruar Gjini. Ai ka pretenduar se çështja nuk ka qenë te emrat e përmendur për president, por te arritja e afatit të caktuar. “Nuk kanë pasur problem as me Vlorë Çitakun as me Kujtim Shalën, as me ‘popullin serb’. Problemi ka qenë me e mbërri datën e sotme. Afatin”, ka deklaruar ai. Gjini ka akuzuar më tej kundërshtarët politikë për mashtrim dhe manipulim, duke bërë thirrje për zgjedhje. “Tashmë qytetarët e dinë se është mashtrues e manipulator. Nëse doni, shkojmë në zgjedhje! Mos u frikësoni prej zgjedhjeve!”, ka shkruar ai. /Telegrafi/
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.