Boban: Milani ka bërë progres në vetëm një aspekt, Arsenali favoriti i katërt për Champions
Ish-ylli i Milanit, Zvonimir Boban, mendon se “nuk ka progres” te Milani, përveç guximit për të luajtur futboll sulmues. Ai pranon se është “fans” i projektit të Comos, ndërsa Barcelonën, PSG-në dhe Bayern Munichun i sheh si skuadrat më të mira në Evropë. “Arsenali është favoritja ime e katërt për ta fituar Ligën e Kampionëve”, tha ai. Milani ishte klubi që shpenzoi më së shumti në Serie A gjatë afatit kalimtar të verës, duke investuar rreth 165 milionë euro në transferime të reja, përfshirë Gonçalo Ramosin nga PSG-ja për 75 milionë euro dhe Diego Moreiran për 65 milionë euro, të dyja shifrat duke përfshirë bonuset. “Rossonerët” i kanë fituar dy ndeshjet e para të sezonit në Serie A, duke mposhtur Torinon 2-1 në transfertë dhe Venezian 2-0 në shtëpi. Megjithatë, Boban ende mendon se “Rossonerët jan”ë larg skuadrave më të mira në Itali. “Për vite me radhë, Milani nuk ka bërë gjëra që i ngjajnë Milanit, në asnjë aspekt”, deklaroi presidenti i Dinamo Zagrebit për “Gazzetta”. “Nuk shoh asnjë progres, përveç guximit dhe dëshirës për të luajtur futboll sulmues. Vitin e kaluar, ata humbën ndaj Cagliarit sepse gjatë gjithë sezonit kishin luajtur futboll defensiv; kur erdhi momenti, nuk ish
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.