Këngëtarja, Dafina Zeqiri, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një video të publikuar së fundmi në TikTok, ku shfaqet duke lëvizur me automjet brenda hapësirave të Kalasë së Gjirokastrës. Pamjet, që u përhapën shpejt në rrjetet sociale, tregojnë veturën e artistes duke kaluar në ambientet e këtij monumenti historik, duke ngjallur reagime dhe kuriozitet te publiku. Kalaja e Gjirokastrës, e cila është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, është një zonë ku qarkullimi i automjeteve nuk lejohet për vizitorët, me qëllim mbrojtjen e strukturës historike dhe kalldrëmit të saj. Dafina Zeqiri/TikTok Megjithatë, në raste të veçanta, institucionet përgjegjëse mund të lëshojnë autorizime për xhirime filmash, videoklipesh muzikore apo aktivitete të tjera që kërkojnë transport logjistik. Nisur nga këto rrethana, besohet se hyrja e automjetit në kala është bërë me lejen e autoriteteve përkatëse. Kjo ka shtuar spekulimet se Dafina Zeqiri mund të ketë zgjedhur qytetin e gurtë si skenë për realizimin e projektit të saj më të ri muzikor. Për momentin, artistja nuk ka zbuluar detaje mbi atë që po përgatit, por videoja e publikuar ka mjaftuar për të rritur pritshmëritë e fansave për një projekt t