Liverpooli po përgatitet të rikthehet në garë për mesfushorin e Crystal Palace, Adam Wharton, në vitin 2027, ndërsa tashmë është bërë e qartë edhe qëndrimi i lojtarit për një transferim të mundshëm. Te “Të Kuqtë” është identifikuar nevoja për një mesfushor defanziv. Klubi nuk e përforcoi këtë repart gjatë verës, duke u fokusuar te transferimi i madh i Bradley Barcolës, si dhe te përforcimi i mbrojtjes. Ryan Gravenberch dhe Alexis Mac Allister kanë luajtur të dy në rolin më të tërhequr të mesfushës këtë sezon, por Liverpooli dëshiron të përmirësojë opsionet në këtë pozitë. Klubi anglez vazhdon të jetë i lidhur edhe me Lamine Camaran, për të cilin kishte shfaqur interes gjatë verës. Mesfushori megjithatë mbeti te Monaco, pasi klubi francez u tërhoq në momentet e fundit nga një marrëveshje me Chelsean në ditën e fundit të afatit kalimtar. Sipas TEAMtalk , Liverpooli vazhdon të jetë i interesuar për Whartonin, pas interesimit të mëparshëm për mesfushorin e Crystal Palace. “Të Kuqtë” e shohin anglezin si një lojtar që mund t’i shtojë qetësi dhe cilësi mesfushës së tyre dhe tashmë po e monitorojnë situatën për një transferim të mundshëm në vitin 2027. Për Whartonin interesim ka shfaqur e