Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe mandatari për formimin e Qeverisë së re, Albin Kurti ka prezantuar para deputetëve ekspozenë e tij për mandatin e ardhshëm qeverisës. Kurti ka thënë se vizioni i Qeverisë së re do të jetë “punë për qytetarin e mbrojtje për familjen”. Ai ka deklaruar se gjatë pesë vjetëve e gjysmë nën qeverisjen e tij, Kosova ka pasur një rritje mesatare ekonomike prej 6 për qind të Bruto Produktit Vendor. Sipas Kurtit, rritja ekonomike do të shoqërohet edhe me rritje të pagave dhe mbështetje më të madhe për familjet. Mandatari për kryeministër ka deklaruar se paga mesatare në sektorin publik pritet të kalojë mbi 1 mijë euro në muaj. “Punëtorët, paga minimale prej 500 eurosh nuk do të tatohet, me rritjen ekonomike do të vazhdojë edhe rritja e pagave në sektorin publik, ku paga mesatare sipas pritjeve të tanishme do ta kalojë shumën prej 1 mijë eurosh në muaj”, ka thënë Kurti. Ai ka paralajmëruar gjithashtu pagën e 14-të për punëtorët e sektorit publik. Kurti ka thënë se raporti mes pagës më të ulët dhe pagës më të lartë është përmirësuar nga 20 me 1, sa tha se e kishte gjetur, në 4 me 1. Kurti ka paralajmëruar edhe dyfishimin e shtesave për fëmijët, në përputhje