Hoxhaj: Lufta speciale kundër Kosovës duhet të marrë fund më 16 shtator, e vetmja drejtësi është lirimi i plotë i udhëheqësve të UÇK-së
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, mik i ngushtë dhe bashkëpunëtori shumëvjeçar i ish krerëve të UÇKsë që gjenden në Hagë, ka deklaruar se lufta speciale kundër Kosovës duhet të përfundojë më 16 shtator me lirimin e plotë të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kthimin e tyre në vend. Në konferencën kombëtare “Lufta për UÇK-në”, të organizuar nga platforma qytetare “Liria ka emër”, Hoxhaj ka thënë se lufta e armatosur e popullit të Kosovës përfundoi më 12 qershor 1999, ndërsa ajo diplomatike u kurorëzua me shpalljen e pavarësisë më 2008. “Lufta speciale kundër Kosovës duhet të marrë fund më 16 shtator. Ne nuk presim asnjë alternativë tjetër përveç lirimit të të gjithë udhëheqësve të UÇK-së dhe kthimit të tyre në Kosovë”, ka deklaruar Hoxhaj. Ai ka theksuar se populli i Kosovës ka luftuar pothuajse një shekull për liri dhe pavarësi, ndërsa UÇK-në e ka cilësuar si të vetmen ushtri çlirimtare, lufta e së cilës është certifikuar nga NATO-ja. “Lufta e UÇK-së është e vetmja luftë çlirimtare e certifikuar nga NATO-ja. Edhe pavarësia e Kosovës ishte rezultat i një sovraniteti të merituar, falë kushteve dhe kritereve që i përmbushëm si popull para dhe
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.