Rama intervistë për Italpress: Zvërneci u kthye nga një çështje lokale, në luftë globale kundër Trump
Nga udhëtimi i Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE deri te marrëveshja për emigrantët me Italinë, si edhe polemikat e brendshme për një projekt turistik të kundërshtuar nga “Revolucioni i Flamingove”, kryeministri shqiptar Edi Rama trajtoi çështjet kryesore politike që lidhen me Tiranën dhe marrëdhëniet e saj me Europën në një intervistë ekskluzive për gazetaren Anna La Rosa të agjencisë së lajmeve Italpress. Sa i përket rrugëtimit europian të Shqipërisë, Rama e përshkroi gjatë intervistës procesin si të pakthyeshëm. “Siç thoshte Winston Churchill, nuk duhet humbur kurrë një krizë e mirë. Besoj se ka gjëra për të mësuar, për të reflektuar, por ndërkohë askush nuk mund ta ndalojë procesin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian”, tha kryeministri. Rama u rikthye gjithashtu te marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, e cila muajt e fundit ka qenë në qendër të debatit të ashpër politik. “U bë shumë zhurmë për diçka që, në fund të fundit, nuk ishte gjë tjetër veçse një përpjekje e bërë me mirëbesim, një tentativë për të gjetur një drejtim dhe zgjidhje. Fakti që sot kjo është pranuar nuk është një fitore, por një shembull tjetër i kohës së humbur në beteja që shpesh nuk janë as beteja
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.