Epilogu i shkallës së parë në Speciale: Thaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18, Selimi me 13
Ish-krerët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselit iu shqiptua dënimi me 18 vjet burgim, ndërsa Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet burgim. Kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith shpalli aktgykimin dënues për të katër të akuzuarit. Trupi Gjykues konstatoi se "të katër të akuzuarit kishin të njëjtin qëndrim se elementë kyç i mjeteve dhe strategjisë për realizimin e qëllimeve ishin shënjestrimi, eliminimi ose neutralizimi i disa personave të cilat konsideroheshin si pengesë". “Shënjeshtrimi i kundërshtarëve mori formën e vrasjeve, ndalimit arrestimit, keqtrajtimit fizik dhe psikologjik dhe forma të tjera të keqtrajtimit”, tha Smith. Ai tha se ish-krerët e UÇK-së përdorën “luftë speciale” ndaj atyre që tha se përceproheshin si kundërshtarë. Smith tha se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi dhanë "kontribut të qenësishëm në zbatimin e qëllimit kriminal të pëbrashkët”. Pasi shqiptoi dënimet, Smith e mbylli seancën. Pala mbrojtëse ka mundësi ta apelojë vendimin në shkallët tjera të gjykatës. Vendimi për katër ish-drejtue
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.