Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se Qeveria ka realizuar premtimin për rritjen lineare të pensioneve, duke theksuar se pensionistët kanë përfituar 7.000 denarë më shumë. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Mickoski tha se gjatë kohës sa ishte në opozitë kishte premtuar një rritje lineare prej 5.000 denarësh, por se Qeveria aktuale e tejkaloi atë premtim duke siguruar rritje prej 7.000 denarësh për çdo pensionist. Ai kujtoi se ndaj këtij vendimi ishin paraqitur iniciativa në Gjykatën Kushtetuese nga persona që, sipas tij, ishin të afërt me LSDM, duke kundërshtuar kushtetutshmërinë e kësaj mase. Sipas Mickoskit, rritja ka ndikim të drejtpërdrejtë në standardin e jetesës së pensionistëve, duke theksuar se në familjet ku ka dy pensionistë, të ardhurat mujore janë rritur me 14.000 denarë. “Kemi arritur, të paktën pjesërisht, ta bëjmë jetën më dinjitoze për pensionistët në krahasim me periudhën e mëparshme”, deklaroi kryeministri. Ai shtoi se Qeveria do të vazhdojë të punojë në interes të qytetarëve, duke theksuar se në të kaluarën pensionet rriteshin me shuma simbolike prej 10, 15 apo 20 denarësh, ndërsa tani, sipas tij, rritja lineare prej 7.000