Gennaro Gattuso di si t’i motivojë futbollistët e tij dhe si t’i vendosë ata në qendër të vëmendjes. Këtë herë, trajneri i Lazios ka bërë pikërisht këtë me mbrojtësin portugez Nuno Tavares. Para ndeshjes së Lazios ndaj Milanit, e cila përfundoi 2-2, Gattuso e vlerësoi jashtëzakonisht shumë 25-vjeçarin, duke deklaruar se ai ka nivelin për të luajtur te Real Madridi. Tavares e nisi ndeshjen si mbrojtës i majtë dhe qëndroi në fushë për të gjitha 90 minutat. Sipas gazetës spanjolle “AS”, Gattuso ishte shumë i qartë në vlerësimin e tij. “Gjithmonë kam thënë se Nuno Tavares është një lojtar i nivelit të Real Madridit”, deklaroi ai. “Ka gjithçka për të luajtur në Madrid” Gattuso vazhdoi me stilin e tij karakteristik, duke bërë edhe një koment me humor për personalitetin e Tavaresit. #Gattuso fa uno strano esempio parlando del potenziale da #RealMadrid di Nuno #Tavares prima di #LazioMilan : "Sono venuti a mancare i genitori, gli hanno lasciato 100 milioni e lui se li è fumati in 5 anni" pic.twitter.com/5uMhAF3gwF — Cristian Giudici (@CriGiudici) September 12, 2026 “U kam thënë ndihmësve të mi: nëse familja Tavares do t’i kishte lënë 100 milionë euro, ai do t’i kishte shpenzuar të gj