Meriton Korenica po fiton gjithnjë e më shumë besimin te FCSB, ndërsa paraqitja e tij e fundit dhe goli ndaj Petrolulit kanë bërë që kosovari të marrë edhe vlerësime të shumta në Rumani. Korenica, i cili iu bashkua FCSB-së gjatë afatit kalimtar të fundit pas largimit nga CFR Cluj, ishte kërkuar edhe nga Universitatea Craiova. Megjithatë, 29-vjeçari zgjodhi klubin nga Bukureshti dhe tashmë ka nisur të lërë gjurmë te skuadra kampione e Rumanisë. Zyrtari i FCSB-së, Mihai Stoica, foli për transferimin e Korenicës dhe tregoi se pse beson se kosovari zgjodhi klubin e tij në vend të Craiovës. “Korenica është një lojtar shumë i mirë. Që kur e pashë te CFR Cluj, më është dukur shumë i mirë. Ai dhe Emerllahu më janë dukur lojtarët më të mirë. Për nga profili, ai më ngjan me Cisottin. Vitin e kaluar ishte shumë e vështirë ta blije nga CFR Cluj”, deklaroi Stoica. Ai më pas foli edhe për konkurrencën me Universitatea Craiova. “Këtë herë shfrytëzuam edhe problemet që ishin atje. Është pak më e vështirë për një lojtar, nëse duhet të zgjedhë mes nesh dhe Craiovës, që të zgjedhë Craiovën. Ata e donin edhe Korenicën, por duket se ai e donte FCSB-në”, shtoi zyrtari rumun. Stoica e vlerësoi lart edhe