Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj ka vizituar Bekim Metajn, veteran i Ushtrisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si "simbol të dinjitetit kombëtar e historik". Haradinaj tha se Metaj, pas 25 vitesh shërbim në uniformë, u përball në Magurë të Lipjanit me 21 persona të ardhur nga Serbia, për të cilët përdori termin "kriminelë", duke pretenduar se tre prej tyre kishin qenë pjesë e formacioneve paramilitare serbe gjatë regjimit të Slobodan Millosheviqit. " Siç edhe e do tradita ai nuk u ligështua për asnjë moment, i përkrahur nga familja dhe fshati i tij arriti t’i neutralizojë këto mbeturina, tre prej të cilëve ishin pjesë e paramilitarëve serbë të kohës së Millosheviqit", ka shkruar Haradinaj. Ai bëri të ditur se gjatë vizitës, së bashku me Gazin, Binakun dhe Kushtrimin, i shprehën Bekim Metajt dhe familjes së tij mbështetje dhe konsideratë. Haradinaj gjithashtu kritikoi institucionet, duke deklaruar se "shteti nuk duhet të heshtë përballë këtij fenomeni që vetë e krijoi". Ngjarja në Magurë të Lipjanit ka nxitur reagime të shumta ditët e fundit, ndërsa autoritetet janë duke trajtuar rastin sipas procedurave ligjore. Dje, banorët e Magurës së Lipjanit kanë nënshkruar një peticion,