Endrick merr vendimin për të ardhmen, agjenti i tij sqaron gjithçka
Endrick po kalon një periudhë të vështirë në fillim të këtij sezoni, pasi sulmuesi brazilian ka mbetur jashtë planeve të trajnerit Jose Mourinho dhe deri tani nuk ka marrë hapësirat e pritshme në skuadër. Megjithatë, pavarësisht mungesës së minutave, Endrick nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madridi. Agjenti i tij, Thiago Freitas, ka mohuar kategorikisht zërat se 20-vjeçari po kërkon një aventurë të re larg 'Santiago Bernabeut'. Real Madridi e mposhti Rayo Vallecanon pas një ndeshjeje të luftuar, me Kylian Mbappen që udhëhoqi skuadrën drejt fitores. Ndërkohë, në repartin ofensiv të madrilenëve vazhdon të ketë konkurrencë të madhe për një vend në formacion, çka e ka komplikuar situatën e Endrickut. Pas rikthimit në Madrid nga huazimi te Olympique Lyon, braziliani nuk ka arritur të fitojë besimin e Mourinhos në këtë fillim sezoni. Kjo ka bërë që disa klube nga Italia dhe Anglia të shfaqin interes për të, veçanërisht në funksion të afatit kalimtar të janarit. Gjiganti i Serie A rikthehet në garë për yllin e Real Madridit Megjithatë, nga kampi i lojtarit vjen një mesazh i qartë: Endrick dëshiron të vazhdojë të luftojë për vendin e tij te Real Madridi. “Endrick nuk ka kërkuar të larg
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.