Një ndalim i ri për mbajtjen e shamisë islame në shkollat austriake ka rikthyer në qendër të vëmendjes debatin mbi lirinë fetare, të drejtat e fëmijëve dhe presionin familjar. Që nga fillimi i vitit të ri shkollor, më 1 shtator, vajzat nën moshën 14 vjeç në Austri nuk lejohen të mbajnë në shkollë shami që “mbulon kokën në përputhje me traditat islame”. Përfaqësuesit e mësuesve thonë se rregulli i ri është zbatuar përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe me respekt. Megjithatë, disa shkolla kanë raportuar konflikte dhe, në raste të caktuara, edhe reagime agresive. Ndalimi ishte i debatueshëm që përpara se të hynte në fuqi, pasi kritikët ngritën pikëpyetje mbi përputhshmërinë e tij me lirinë e fesë dhe parimin e barazisë, transmeton Telegrafi. Në vitin 2020, Gjykata Kushtetuese e Austrisë e rrëzoi një ndalim të mëparshëm të shamisë. Ligji i atëhershëm ndalonte nxënëset e shkollave fillore të mbanin veshje fetare ose ideologjike që mbulonin kokën, deri në përfundim të vitit shkollor kur ato mbushnin 10 vjeç. Gjykata arriti në përfundimin se rregullorja cenonte parimin e barazisë dhe lirinë fetare, duke argumentuar se në praktikë ajo synonte kryesisht shaminë “islame”. Ligji i ri ndryshon