Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) dhe Banka Qendrore e Francës (Banque de France) – EDUCFI e kanë nënshkruar një konventë bashkëpunimi, duke institucionalizuar bashkëpunimin për zhvillimin dhe avancimin e edukimit financiar në Kosovë. E udhëhequr nga banka qendrore franceze, EDUCFI është Strategjia Kombëtare Franceze për Edukimin Financiar. Të gjitha mjetet e zhvilluara nga Banque de France në kuadër të EDUCFI janë të dizajnuara të jenë të qasshme, të besueshme, neutrale dhe pa pagesë, duke u ndihmuar njerëzve të kuptojnë më lehtë çështjet financiare. Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt arritjes së objektivave strategjike të BQK-së për forcimin e edukimit financiar, promovimin e përfshirjes financiare dhe rritjen e njohurive, shkathtësive, qëndrimeve dhe sjelljeve financiare të qytetarëve. Ajo mundëson përshtatjen e materialeve edukative që do të përdoren nga BQK-ja në aktivitetet e saj të edukimit financiar në Kosovë. Gjithashtu, krijon mundësi për zhvillimin e formave të tjera të bashkëpunimit në fushën e edukimit financiar, përfshirë organizimin e ngjarjeve të përbashkëta, shkëmbimin e praktikave më të mira dhe zbatimin e aktiviteteve edukative dhe