Më 15 tetor, në Tiranë, mbahet edicioni i parë i Business Reset – një konferencë e ndërtuar si ditë pune, jo si event protokollar. E hapur për vendimmarrës, sipërmarrës dhe drejtues nga Shqipëria dhe Kosova, ajo synon të nxjerrë pjesëmarrësit nga salla me plane konkrete, jo me fotografi. Skema e eventeve të biznesit në rajon njihet mirë: salla e hotelit, tre rreshtat e parë të rezervuar për protokollin, moderatori që lexon biografitë, ministri që flet i pari dhe largohet i pari. Pastaj paneli – katër folës, katër pyetje, dhjetë minuta secili – dhe një sallë që në minutën e njëzetë ka nxjerrë telefonat. Fotot dalin mirë, postimi merr pëlqime, por të hënën askush nuk ka ndryshuar asgjë në biznesin e vet. Organizatorët e Business Reset thonë se problemi nuk janë temat, por formati. Prandaj e kanë ndërtuar konferencën rreth një ideje të vetme: një ditë për rifreskim, rishikim, ristrukturim dhe rinisje – një "reset" që merret me vete në punën e përditshme. Tri shtyllat tematike Programi është organizuar rreth tri shtyllave kryesore të strukturës së një biznesi: Teknologjia dhe inovacioni Marketing dhe media Burimet njerëzore dhe arkitektura e HR-së Ndryshe nga eventet ku diskutimi qëndr