Dokumentari që përplas narrativën zyrtare të Beogradit: Luftërat i kemi humbur, duhet pranuar realitetin e Kosovës së pavarur
Një dokumentar i ri sjell në qendër të vëmendjes deklarata të një sërë intelektualësh, politikanësh dhe analistësh nga Serbia, të cilët sfidojnë narrativat zyrtare mbi luftërat e viteve ’90, statusin e Kosovës, ngjarjet në Srebrenicë dhe konceptin e ashtuquajtur të “Botës Serbe”. Në hyrje të dokumentarit theksohet se shpërbërja e ish-Jugosllavisë nuk ishte vetëm një proces politik, por edhe fillimi i luftërave, ideologjive dhe narrativave që vazhdojnë të ndikojnë edhe sot në politikë, media dhe kujtesën kolektive. Autorët theksojnë se dokumentari nuk paraqet akuza, por deklarata të figurave publike nga vetë Serbia që, sipas tyre, rrëzojnë mite të ndërtuara ndër vite. Një nga temat kryesore është vlerësimi i luftërave të viteve ’90. Në dokumentar argumentohet se Serbia nuk arriti objektivat politike në konfliktet në Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë. Për këtë flasin edhe qytetarë serbë të intervistuar, të cilët pranojnë se vendi nuk fitoi asnjërën prej luftërave. Në një debat televiziv, një qytetar përballet me liderin radikal serb, Vojislav Sheshel, duke i thënë se politika e “Serbisë së Madhe” përfundoi në dështim dhe se Serbia humbi luftërat ndaj kroatëve, boshnja
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.