Kuvendi i Kosovës ka votuar për përbërjen e Qeverisë pas konstituimit të Kuvendit, duke e zyrtarizuar kështu edhe formimin e institucioneve të vendit. Albin Kurti është zgjedhur kryeministër për mandatin e ri qeverisës, pas seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të mbajtur sot, ku në rend dite ishte zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. A do të ketë Qeveri? Kurti prezanton prioritetet qeverisëse Nga 70 deputetë të pranishëm, qeveria u votua me 62 vota pro, 8 kundër dhe 0 abstenime. Pas votimit kanë dhënë betimin edhe kabineti qeveritar. Seanca u zhvillua pas konstituimit të Kuvendit dhe mandatimit të Kurtit për formimin e Qeverisë së re. Kabineti i propozuar nga Kurti: Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës- Glauk Konjufca, Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë- Donika Gërvalla, Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka, Ministër i Financave- Hekuran Murati, Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare- Andin Hoti, Ministër i Mbrojtjes- Ejup Maqedonci, Ministër i Punëve të Brendshme- Xhelal Sveçla, Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike- Lulzon Jagxhiu, Min