Rihapet tema e Kodit Zgjedhor në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut
Në takimin e sotëm koordinues mes grupeve parlamentare në Kuvend, edhe një herë është hapur tema e Kodit Zgjedhor e cila mbeti pa zgjidhje para se Kuvendi të shkonte në pushime. Siç njoftoi kreu i Kuvendit Afrim Gashi në brifing me gazetarët, tema është ri-hapur nga partia e Majta pasi në opinion së fundmi është diskutuar rreth mundësisë për zgjedhje të parakohshme. “Në koordinim diskutuam dhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor meqenëse po flitet për zgjedhje të parakohshme. Meqenëse grupi i punës vetëm se ekziston, propozova që i njëjti grup përsëri të ulet dhe të flasin për një marrëveshje. Unë jam i bindur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme por edhe nëse ka dhe pa dallim kur do të mbaheshin, është mirë ta kemi Kodin Zgjedhor”, tha kreu i Kuvendit, Afrim Gashi. Nga LSDM për momentin nuk lëvizin nga qëndrimet e tyre të fundit pas takimeve të njëpasnjëshme të koordinatorëve në Kuvend, përkatësisht, vërejtja e tyre kryesore është të hiqet votimi elektronik i diasporës pasi konsiderojnë se mund të ketë manipulime dhe vota mund të jetë publike. “Pozitat tona janë të qarta si kristali dhe të pa ndryshueshme. E para, të mbetet mënyra e deritanishme e votimit në listën zgjedhore. Pr
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.