Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar paralajmërimet gjithnjë e më të forta për rreziqet e inteligjencës artificiale, duke e vendosur theksin te gara strategjike me Kinën. “Kush fiton AI-në, fiton”, deklaroi Trump, ndërsa ekspertë dhe drejtues të industrisë kërkojnë ngadalësimin e zhvillimit të teknologjisë, transmeton Telegrafi. Trump i hodhi poshtë paralajmërimet për skenarë katastrofikë të lidhur me zhvillimin e shpejtë të inteligjencës artificiale, duke i cilësuar disa prej tyre si pretendime për gjëra që nuk do të ndodhin. “Ka shumë forca negative që po e ngrenë këtë çështje, kur nuk duhet ta bëjnë, dhe po flasin për gjëra që nuk do të ndodhin”, tha Trump gjatë një vizite në Irlandë. Deklarata e tij vjen pas disa ditësh paralajmërimesh të ashpra nga studiues dhe profesionistë të sektorit të AI-së, të cilët kanë shprehur shqetësimin se ritmi aktual i zhvillimit mund të krijojë rreziqe serioze për njerëzimin. Një prej paralajmërimeve më alarmante erdhi nga ish-studiuesi i Anthropic, i cili tha se, nëse ritmi aktual i zhvillimit vazhdon, ekziston një mundësi e fortë që “të gjithë të vdesim në të ardhmen e afërt”. Trump nuk iu përgjigj drejtpërdrejt thirrjeve për ngadalës