Pas tubimit të zhvilluar më 13 shtator në Tiranë, Policia ka nisur procedimin penal për 20 pjesëmarrës, të dyshuar për bllokimin e qarkullimit dhe prishjen e qetësisë publike. Sipas njoftimit zyrtar, protestuesit kanë penguar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, përfshirë bulevardet “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri” dhe “Gjergj Fishta”, si dhe zonën e sheshit “Wilson”. “Tiranë/Bllokuan lëvizjen në akset kryesore të kryeqytetit dhe prishën qetësinë publike, procedohen penalisht 20 pjesëmarrës në një tubim të zhvilluar më datë 13.09.2026. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera me qëllim dokumentimin e veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë këtij tubimi dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 20 pjesëmarrës, konkretisht për shtetasit: Sh. B., 33 vjeç; V. D., 29 vjeç; B. K., 36 vjeç; A. P., 49 vjeç; I. M., 28 vjeç; A. J., 39 vjeç; A. K., 46 vjeç; G. P., 37 vjeç; A. Ll., 28 vjeçe; I. M., 24 vjeçe; E. K., 27 vjeç; A. N., 26 vjeçe; S. E., 32 vjeç; A. Ll., 20 vjeçe; M. Y., 19 vjeç; A. B.,