Trump: I kërkova Zelenskyt të mos godasë rafineritë ruse, po rriten importet e karburanteve
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump deklaroi se i ka kërkuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të mos godasë objektet ruse të përpunimit të karburanteve dhe rafineritë. “Problemi që kam me Ukrainën dhe Rusinë është se një pjesë e madhe e naftës vjen nga Rusia dhe kjo po shkakton një rritje të madhe të importeve. Objektet ruse po goditen nga Ukraina. I kam kërkuar presidentit Zelensky të mos godasë objektet e naftës dhe rafineritë”, tha Trump në një prononcim për gazetarët. Deklarata e presidentit amerikan lidhet me shqetësimet për furnizimin me karburante dhe rritjen e importeve, në një kohë kur sulmet ukrainase kanë shënjestruar disa objekte të infrastrukturës energjetike në Rusi. Trump u pyet gjithashtu nëse Ukraina do të marrë autorizimin për sistemet amerikane të mbrojtjes ajrore Patriot. Presidenti amerikan sqaroi se po diskutohet për një version “më pak të sofistikuar” të këtyre sistemeve. The post Trump: I kërkova Zelenskyt të mos godasë rafineritë ruse, po rriten importet e karburanteve appeared first on Gazeta Express .
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.